AGJENCIA E INDUSTRISË SË MBROJTJES

Mbrojtje-Zhvillim-Transparencë

INDUSTRIA E MBROJTJES

Vizioni i industrisë së mbrojtjes në Shqipëri synon ringjalljen dhe modernizimin e kapaciteteve prodhuese vendase, duke reduktuar varësinë nga furnizuesit e huaj dhe duke forcuar ekosistemin e inovacionit e teknologjisë. Përmes partneriteteve publike-private, shteti do të luajë një rol aktiv si aksioner në veprimtarinë prodhuese, duke krijuar kushte të favorshme për investime dhe zhvillimin e linjave të reja të prodhimit. Ky vizion mbështetet në modernizimin e infrastrukturave ekzistuese, shfrytëzimin e potencialeve të braktisura, si dhe bashkëpunimin me vende aleate për transferim teknologjie dhe zhvillimin e kërkimit shkencor e inovacionit, për të nxitur punësimin dhe rritjen ekonomike vendore.

LICENCIMI DHE AUTORIZIMI

Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes është institucioni përgjegjës për dhënien e licencave dhe autorizimeve për subjektet që veprojnë në fushat e prodhimit, magazinimit, transportit, tregtimit dhe kërkimit-zhvillimit të produkteve ushtarake.
Procesi i licencimit siguron që çdo veprimtari të zhvillohet në përputhje me standardet teknike te sigurisë dhe rregullat ndërkombëtare, duke garantuar besueshmëri, kontroll dhe përgjegjësi. AIM ofron udhëzime të qarta për aplikimin, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatet e shqyrtimit të kërkesave.

TRANSPARENCA

AIM vepron mbi parimet e transparencës, integritetit dhe llogaridhënies ndaj publikut. Përmes publikimit të rregullt të akteve, vendimeve dhe raporteve, AIM garanton qasje të hapur në informacion për të gjitha palët e interesuara.

CILËSI DHE SIGURI

Nëpërmjet inspektimeve të rregullta dhe monitorimit të vazhdueshëm, AIM siguron që çdo aktivitet i industrisë së mbrojtjes të përputhet me ligjin, standardet ndërkombëtare dhe normat e NATO-s.

MEDIA

Bëhu pjesë

E ardhmja e industrisë së mbrojtjes fillon me ty!